Një qendër Komunitare është hapur në Bashkinë Dibër për të ofruar shërbime cilësore të kujdesit shoqëror për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, shërbime që do të mbështesin,rehabilitimin edukimin dhe rritjen e autonomisë së tyre me qëllim integrimin dhe përfshirjen në shoqëri në bashkëpunim me familjet e kësaj kategorie personash. Kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj tha se mbështetja e tij ndaj kësaj qendre do të jetë e pakursyer.
Edhe pse kjo qendër plotëson standartet e një qendre komunitare problem vazhdon të mbetet mungesa e specialitëve të fushës ndërkohë që aktualisht është vetëm një Fizioteorapiste dhe një psikologe por mungesa e logopedeve për trajtimin e këtyre personave do të zbehte ndjeshëm funksionimin normal të kësaj qendre komunitare.
Prindërit nga njëra anë ato janë të kënaqur për hapjen e kësaj qendre por nga ana tjetër shprehin pakënaqësinë e tyre për mungesën e specialistëve duke shpresuar që në të ardhmen ato të mos mungojnë.