Situata në Bashkitë Mat e Klos është drejt normalizimit të plotë, pasi janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve të lagjeve. Në Bashkinë e Matit mbrëmjen e djshme është punuar për hapjen e rrugëve në Selixë e Macukull, ndërsa këtë të martë për hapjen e rrugëve në lagjet ku kanë qenë problematike. Ndërkohë, në Bashkinë e Klosit, sot është hapur rruga e fshatit Ketë në Njësinë Administrative Xibër si dhe fshatrat Gurrë e Madhe e Gurrë e Vogël në Njësinë Gurrë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës, Jetmir Dedolli tha se puna do të vijojë për hapjen e rrugëve të lagjeve, një prej të cilave është edhe ajo e Malit të Lezit në Gurrë të Vogël, ku jetojnë afro 20 familje.
Ndërkohë në këto bashki nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike apo me ujë të pijshëm.