Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka folur për Fax News ditën e sotme ku ka zbuluar arsyen pse iu bashkua Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Vaklteri tregon që vendosi për t’iu bashkuar PS-së si një sfidë dhe për të parë nëse do të mund t’ia dalë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet, duke qenë se nuk është në listat e sigurta.
Ndër të tjera, Valteri nuk la pa kritikuar kreun e opozitës Lulzim Basha, për të cilin tha se ka mbledhur në koalicion një tufë njerëzish që vetëm e kanë vjedhur vendin në 30 vitet e fundit, si dhe shtoi që Basha i ka shitur vendet në listat esigurta me mbi 300 mijë euro.
Intervista:
Vendimi
Valteri: Ishte i vështirë. Në opozitën e bashkuar që tenton të marrë me patjetër pushtetin janë bashkuar një tufë njerëzish interesaxhinj që nuk kanë asnjë synim tjetër përveccse të grabitur sicc kanë bërë për 30 vite shqiptarët. Paradoks i madh është që grekët e ccamët bashkëpunojnë. Ke LSI-në “SHPK” e famshme që bashkëpunon me opozitën si e si për t’iu shmangur drejtësisë. I jam përgjigjur Ramës vetëm me një ksuht, të jem i fundit në lista dhe për të marrë 10 mijë votat e nevojshme për të hyrë në Parlament. Kryetari i opozitës ka shitur nga 300 deri 500 mijë euro vendet e deputetevë në listat e sigurta. Kam marrë siglën e PD-së për të parë se sa vlej unë.Nuk kam kritikuar vetëm qeverinë Rama, por të gjithë klasën politike të 30 viteve. Është një treg i cili duhet të iki dhe të shkojmë drejt Europës dhe jo drejt gropës. Unë do vazhdoj të jem kritik me të gjithë klasën politike, derisa brezi i vajzave dhe djemve të shkolluar të marrin drejtimin e vendit.
Në fund të listës
Valteri: Nuk dua të diskutoj cfarë kam diskutuar me kryeministrin . Kanë qenë disa minuta bisedë. Më ka dhënë një sigël dhe i kam thënë që do vij me forcat e mia. Do jem njeriu që mbështes interesat e qytetarëve dhe jo bandave.
Fushata
Valteri: Momentalisht jam në bathore dhe iu dërgoj të falat e të gjithëve. Fushata ime është kudo që kam mbështetës të emrit tim. Është mandat që do merret për të gjithë ata që besojnë te unë dhe te ndryshimi i klasës politike. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë njerëzit e rinj, keni njerëz të mrekullueshëm në listat e PS-së.
Problematikat
Valteri: Bashkia e Kamzës, bathore, paskuqam, kanë qenë qeverisur nga PD-ja. Miliona euro janë dhënë dhe nuk është bërë asgjë. Këta njerëz jetojnë njësoj si qytetarët e Tiranës, por kushtet e jetesës i kanë shumë ndryshe nga ata. Sot duhet t’i themi stop sjelljes mizerable ndaj politikanëve të vjetër dhe tëzgjedhim njerëzit e rinj. Në 30 vite këta njerëz kanë bërë shtëpitë me fuqitë e tyre dhe nuk kanë asnjë letër për banesat e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe fitore.