Tre deputetët e “opozitës së re”, Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu kanë nisur tashmë pushimet verore. Ata kanë publikuar foto në rrjete sociale, ku shihen mjaft të qeshur.
Deputetët kanë zgjedhur si destinacion Londrën.
Tre deputetët që në Kuvend u futën nga listat e PD-LSI-së nisën këto pushime të përbashkëta para mbylljes së sesionit parlamentar. Presim foto të reja nga Londra, e cila është ‘ëndrra’ e shumë shqiptarëve.