Familja Arriku nga fshati Mishtër i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit e ka lidhur aktivitetin e saj ekonomik me blektorinë. Të gjithë anëtarët e kësaj familjeje punojnë për mbarshtimin e 170 krerëve bagëti të imta Dhi. Kryefamiljari Xhavit Arriku shprehet se kontributi është nga çdo anëtarë i familjes, ndonëse detyrat i kanë të ndara. Sipas tij, një pjesë e familjes i dërgon bagëtinë në kullotë, pjesa tjetër merret me sigurimin e ushqimit, ndërsa një pjesë tjetër me prodhimin e bulmetrave nga qumështi. Xhavit Arriku thotë se me blektori kanë arritur të sigurojnë mjaft të ardhura ekonomike dhe se janë të kënaqur me këtë punë që bëjnë. Po ashtu, për shkak se plotëson kushtet e nevojshme, ka marrë subvencionimin nga shteti prej shumë vitesh.
Për shkak të zonës në të cilën ndodhet, familja Arriku ka kullotë të mjaftueshme për të mbajtur bagëtinë, ndërsa për dimrin sigurojnë ushqimin që në muajt e verës.