Banorët e lagjes Cani në fshatin gurrë e Vogël të Bashkisë së Klosit ankohen për mungesë të vëmendjes nga pushteti vendor. Banorët e kësaj lagjeje thonë se prej vitesh nuk mund të konsumojnë ujë të pijshëm pasi ai shkon gjithmonë i ndotur. Një tjetër problem për këta banorë është edhe rruga, e cila shumë shpesh bëhet e pakalueshme.
I vetmi investim i bërë në rrugën e tyre dhe të lagjes Celami është ai i një viti më parë, ku banorët në bashkëpunim me bashkinë kanë shtruar rreth 1 kiometër rrugë me beton. Po ashtu banorët thanë se për shkak të dëmtimit të tubacioneve për ujin vaditës, këtë vit i kanë lënë tokat djerr pasi nuk kishte ujë.
Banorët kërkojnë që të investohet edhe në lagjen e tyre, pasi nuk kërkojnë asgjë më shumë se nevojat bazike, rrugë, ujë të pijshëm e ujë vaditës.