Çështja e hormoneve në perime apo zarzavate ishte temë kryesore pak ditë më parë në vendin tonë. Përdorimi i hormoneve për të nxjerrë në treg sa më parë prodhimet kur çmimet janë shumë të larta, ka bërë që të vihet në diskutim të madh siguria ushqimore në vendin tonë.
Por ndonëse shumë fermer ndërtojnë sera për të tregtuar më pas produktet, opër Halil Arrikun nga fshati Gurrë e Madhe në Bashkinë e Klosit, është e kundërta. Ai ka ndërtuar një serë rreth 100 metër katror, por jo për t’i dhitur prodhimet, por për konsum familjar. Megjithëse sipas tij këtë vit prodhimi ka ardhur një muaj me vonesë për shkak të motit, ai shprehet se produktet që do të konsumojë familja e tij janë krejtësisht të sigurta.
Fermeri Halil Arriku shprehet se tashmë do të konsumojë prodhimet e tij nga sera e më pas, prodhimet natyrale pa serë.