Banorët e fshatit Gurrë e Madhe në Bashkinë e Klosit ankohen për dëmtimin e rrugës së fshatit të tyre. Aksi nga rruga kryesore e njësisë deri në mes të fshatit është i kthyer në një problem të madh për banorët, pasi jo të gjitha mjetet mund të futen aty. Prania e madhe e gropave ka bërë që makinat e vogëla të mos kenë mundësi të qarkullojnë.

Banorët thonë se prej më shumë se 1 viti në rrugë nuk investohet. I vetmi investim është shtrimi i disa pjesëve me veton të bëra një vit më parë, ndërsa pjesa tjetër nuk po shtrohet as me zhavor. Gjithashtu, ata shprehen se shumë gropa në rrugë i mbyllin vetë duke hedhur inertet që dalin nga punimet që bëjnë në shtëpi. Banorët thonë se probleme kanë edhe me ujin e pijshëm e atë vaditës.

Banorët i bëjnë apel pushtetit vendor t’i hedhë sytë edhe nga ata, pasi kanë nevojë për investime për të përmirësuar jetesën e tyre.