Megjithëse ende nuk ka asnjë rast të shfaqjes së gripit të shpendëve në të gjithë qarkun Dibër, shërbimet veterinare pranë pushtetit vendor janë në gatishmëri të plotë për këtë situatë. Mjeku veteriner Izet Bala thotë se janë bërë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë së Klosit dhe se nuk ka asnjë rast të prekjes së shpendëve nga gripi H5N8. Bala shton se janë bërë kontrolle edhe në pikat e tregtimit të shpendëve, kryesisht të pulave dhe se të gjithë ata që nuk kanë patur dokumentacion janë larguar nga aty. Nga ana tjetër, Bala ju bëri apel të gjithë banorëve që nëse konstatojnë shpend të ngordhur qofshin këto shpend shtëpijak apo edhe shtegtarë që mund t’i shohin në rrugë a kudo, të njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar