Pas shfaqjes së fluturës kineze në masivet pyjore me shkurren e bushit, një tjetër insekt i ardhur po nga Kina po rrezikon masivet me Gështenja në vendin tonë. Në gjuhën shkencore njihet me emrin Dryocosmus Kuriphilus (Driokosmus kurifilus), ka ngjurë të zezë dhe është rreth 0.5 centimetra i gjatë. Inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku thotë se ky insekt është shfaqur në vendin tonë tri vitet e fundit ndërsa aktivitetin më të madhe e ka zhvilluar në veri të Shqipërisë. Në masivet me Gështenjë të trevës së Matit është aktualisht shumë pak prezente, por që në vazhdim mund të shfaqet me shumicë.

Ajo quhet grerëza kineze pasi për herë është shfaqur në Kinë para disa dekadash e tashmë ka një shtrirje pothuajse në të gjithë botën. Inxhinieri Abdulla Diku shprehet se mënyra e vetme e luftimit është ajo biologjike, por që kërkon kohë të japë efektin e duhur.

Duke qenë se Gështenja është një pemë frutore, dëmi ekonomik që mund të shkaktohet nga grenza kineze përllogaritet të jetë në miliona euro në të gjithë vendin tonë.