Dhjetra nxënës e mësues të shkollës së 9-të vjeçare “Ismail Jangulli”, në fshatin Godvi të Zerqanit në Bulqizë, akohen për kushtet jo normale të mësimit pasi sistemi i ngrohjes në këtë shkollë sipas tyre nuk funksionon siç duhet. Teksa temperaturat shënojnë minus 5 gradë Celsius nxënësit shprehen se sistemi i kaldajës nuk arrin ta ngrohë siç duhet ambjentin ku mësojnë. Ata kërkojnë nga autoritetet të ndërhyjnë e të gjejnë një zgjidhje alternative pasi më problematike situata bëhet për fëmijët e klasave të para, të cilët nuk e përballojnë dot të ftohtin.

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Jangulli”, në Godvi, është rikonstrukuar në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë sistemi i kaldajës nuk ka funksionuar siç duhet, pasi sipas specialistëve kapaciteti i tij është më i vogël se hapsirat që ka godina shkollore për ngrohje.