Bashkia e Matit është në përfundim të punës për përgatitjen e objekteve arsimore para se në to të shkojnë nxënësit dhe mësuesit. Puna është shtrirë në të 33 godinat arsimore që ka kjo bashki, duke bërë të mundur lyerjen e tyre, riparimet e bazës materiale si tavolina, stolat, dyert e dritaret apo shërbime të tjera të nevojshme. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Mat, Elson Reçi thotë se të gjithë këta objekte kanë në funksion sistemin e ndriçimi dhe ujin e pijshëm. Sipas tij, ato do të jenë gati për të pritur nxënësit dhe stafin pedagogjik që me datë 1 Shtator, kur dhe nis procesi i mësimit plotësues.
Të Mërkurën e javës së ardhshme të gjitha shkollat do të duhet të presin nxënësit që duan të bëjnë mësim plotësues, deri me datë 27 Shtator kur dhe nis viti i ri shkollor 2021 – 2022.