Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor godina e Shkollës së Mesme të bashkuar “Haxhi Lata”, Suç, në teritorin e Bashkise Klos, rrezikon te mbyllet, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në strukturë nga termeti i 26 nentorit. Menjeherë pas ketyre konstatimeve nga grupi i inxhinierëve të Insitutit të Ndërtimit, kryetari i bashkise Klos, Ilmi Hoxha, iu ka drejtuar me nje shkrese per verifikim më të specializuar nga ana e eksperteve si per shkollen e Suçit dhe per disa ndertesa te tjera te nxjerra nga komisioni te pabanueshme. Kjo shkrese i eshte derguar bashkengjitur me procesverbalin nga grupi i inxhinierëve të Insitutit të Ndërtimit per dëmtimin nga tërmeti për shkollen “Haxhi Lata” ne Suc edhe Ministrise se Arsimit dhe Ministrise për Rindertimin. Bashkia Klos është në pretje të një pergjigjeje deri diten e martë per te ditur se cfare do te ndodhë me shkollen “Haxhi Lata” Suç, nëse ajo do te jete ajo gati per te pritur nxenesit ne kete vit te ri shkollor apo jo? Per kete bashkia Klos po hartohen nje plan qe rreth 200 nxënës e mësues të kësaj shkolle te sistemohen provizorisht ne godina të tjera nëse ekspertët e nxjerrin godinën e shkollës së mesme të bashkuar Suç, të pafrekuentueshme. Ndryshe shprehen banoret e zones, kur thonë se godina e shkollës “Haxhi Lata”, Suç, nuk eshte ne ate gjendje sa te mos vazhdojë procesi mesimor, por kesaj shkolle i mungojne xhamat e dritareve te cilat jane te thyera nga persona te papergjegjshem, si dhe kërkojnë nga Bashkia te marrë masa per riparime dhe lyerjen e godines para fillimit akademik 2020-2021.