Fëmijë e të rinj nga qyteti i BUlqizës rrezikojnë jetën çdo ditë në këtë godinë gjysmë të rrënuar në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Objekti dikur ka shërbyer për depozitimin e kromit, e kjo ka bërë që të rinjtë apo gratë të gërmojnë në brendësi të kësaj godine për të gjetur ndonjë gurë të çmuar.

 Por në këtë object të rrezikshëm nuk bëhen vetëm kërkime për mineralin e kromit, por shumë persona vazhdojnë të nxjerrin skrap nga ndërtesa duke rrezikuar jetën. Muaj më parë, Bashkia e Bulqizës i vendosi shiritin e mbylljes objektit dhe nisi ta ruante atë me efektivët e policisë bashkiake.

Por kjo masë sigurie për qytetarët e saj zgjati shumë pak dhe të rinjtë janë rikthyer sërish në këtë objekt, duke rrezikuar jetën. Ata u larguan sapo pikasën se po filmoheshin, duke u larguar në drejtim të qytetit.

Nga ana tjetër, jashtë kameras banorë të zonës kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë dhe ta shembin objektin, në mënyrë që ai të mos rrezikoi jetën e të rinjëve që shkojnë aty.