Luhet sfida Dinamo-Korabi, e cila është 1-0 për skuadrën blu, por që duket se gjyqtari Laver Alla është bërë sërish protagonist. Goli i Erald Kolgegës së bluve ka qenë një ekzekutim perfekt, por që më pas ka pasur një penallti, ku një nga lojtarët e Korabit mbahet prej mesi nga mbrojtësi i Dinamos me të dyja duart, në të 31-tën minutë.

Dibranët në fushë dhe në stol kërkojnë penallti, por Alla vazhdon lojën, ndërsa nuk i ndahet Taulant Marku që proteston ashpër ndaj gjytqtarit që e ka ndëshkuar edhe me të verdhë.

Pamjet flasin qartë, ka faull në zonë dhe penallti për dibranët, por që gjyqtari ka vijuar lojën….