Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin që i la vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt duke rrëzuar Shkallën e Parë që njohu Sali Berishën. Vendimi u anetemua dhe trupa e përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja u sulmua nga ish-kryeministri si e urdhëruar nga Edi Rama. Por, sipas Apelit kërkesa e gjyqtarit Agron Zhukri për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar. “Lulzim Basha duhet të ishte thirrur në proces në shkallën e parë” thuhet ndër të tjera në vendim.
“Gjykata e Shkallës së Parë në mënyrë të gabuar dhe të paligjshme ka marrë të provuar faktin se një grup deputetësh dhe politikanësh të tjerë të Partisë Demokratike, në datën 10 Nëntor 2021 kanë depozituar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD më shumë se 4200 formularë kërkesash të delegative të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në oren 11.00
Gjykata e shkalles se pare, duhet te mbaje ne konsiderate faktin se ndodhemi para nje gjykimi te nje lloji te vecante, icili rezulton si i tille per shkak te specifikave qe paraqet objekti i gjykimit. Kerkesa per gjykim eshte ushtruar bazuar ne nenin 9 te Ligjit “Per partite politike”, ku percaktohet pasqyrimi ne rregjistrin e partive politike te ndryshimeve qe mund te beje nje subjekt politik ne lidhje me “konfiguracionin e vules ose te kryetarit te partise” .
Edhe pse personi juridik qe paraqitet para gjykates eshte nje i vetem PDSH, rezulton se perfaqesimin e saj e pretendon si Kryetari. i Partise qe rezulton i regjistruar ne rregjistrin e Partive Politike per PDSH duke u bazuaz ne nenin 14/2 te Ligjit per “Partite Politike”, ashtu edhe Komisioni i Perkohshem i Rithernelimit, i cili pretendon te njihet si perfaqesues iPDSH per shkak te vendimarjeve te Kuvendit Kombetar te dates 11.12.2021.
Nje situate e tille procedurale specifike ndodh per shkak te vete Iendes se gjykimit, ku objekt vleresimi jane vlefshmeria dhe ligjshmeria e vendimeve ti Kuvendit Kombetar te PDSH te dates 11.12.2021, vendimarje pjese e cilave ka qene edhe zgjedhia e nje organi te ri drejtues te subjektit politik.
Per shkak te kesaj specifike, Gjykata e Shkalles Ee Pare ne rigjykim duhet te njoftoje si Komisionin e Perkohshem te Rithemelimit, ashtu dhe Kryetarin e Partise e te autorizuarit prej tyre, si dhe te ftoje ata te shprehen ne lidhje me pozicionimin e tyre procedural. Me pas Gjykata e Shkalles se Pare duhet te disponoje ne lidhje me to me vendim” thuhet në vendim.
Apeli ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë. Deri kur të merret një vendim tjetër në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj.