Sëmundja e njohur si “Gjuha blu” është prezente edhe tek bagëtitë të imtat në Bashkinë e Klosit. Mjeku veterinar pranë Bashkisë Klos, Izet Bala tha se është njoftuar nga shumë blektor të kësaj bashkie në lidhje me prekjen e kafshëve të imta nga gjuha blu. Sipas Balës, deri tani kanë qenë vetëm 8 raste me ngordhje në bagëti të imta ndërsa në gjedhë nuk ka asnjë rast të prekur. Mjeku veterinar Izet Bala shprehet se sëmundja nuk ka për momentin vaksinë, ndërsa këshillon blektorët të jenë të kujdesshëm.
Lajmi i keq për blektorët është se dëmtimet nga sëmundja e gjuhës blu në tyë imta nuk suvbencionohen, pasi ende nuk është përfshirë tek lista e sëmundjeve që shteti të paguajë për dëmtimet.