Prania e vazhdueshme e mjegullës në zonën e Gjoricës ka bërë që vazhdimisht banorët aty të preken nga infeksionet respiratore. Këtë e konfirmon edhe mjeku i Qendrës Shëndetësore Gjoricë, Telmond Veliu. Sipas tij kjo situatë është e përvitshme ndërsa periudha më problematike mbetet vjeshta dhe pranvera ku rritet prania e lagështisë në ajër.

Nga ana tjetër, mjeku Veliu thotë se të paktën 12 banorë të moshës së rritur paraqiten çdo ditë për infeksionet respiratore që shkaktohen kryesisht nga prezenca e gjatë e mjegullës thuajse çdo periudhë të vitit. Nga këta infeksione nuk përjashtohen as fëmijët.

Prania e madhe e mjegullës në zonën e Gjoricës në Bulqizë ndikohet nga lumi Drin i Zi i cili rrjedh në anën lindore të këtij fshati.