Prej vitesh banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës janë ankuar për mungesë të një rrjeti të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse është një ndër fshatrat më të grumbulluar në Bulqizë, banorët që jetojnë aty vazhdojnë të pijnë ujë nga burime alternative jashtë fshatit të tyre.
Puset e hapura nga vetë ata janë të papërdorshëm për konsum pasi ata ndoten nga ujërat e zeza që janë të padisiplinuara. Banorët thonë se projekti i nisur për ndërtimin e ujësjellësit ka ngecur mbi fshatin e tyre dhe se ai nuk po finalizohet.
Banorët e fshatit Gjoricë në Bulqizë vazhdimisht kanë kërkuar ujë të pijshëm. Në disa raste ata kanë protestuar por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër deri tani.