GJORICË, ANKOHEN PENSIONISTËT: NUK NA DEL PENSIONI PËR KAFE E JO MË PËR PUSHIME

GJORICË, ANKOHEN PENSIONISTËT: NUK NA DEL PENSIONI PËR KAFE E JO MË PËR PUSHIME

Megjithëse është koha për pushime që shumica i drejtohen bregdetit, pensionistët e Gjoricës në Bulqizë mblidhen në lokalin e fshatit dhe e kalojnë kohën duke lozur domino. Pushimet në det për to janë një ëndërr e parealizueshme nga pamundësia ekonomike. Pensionistët thonë se me aq pension sa marrin mund të pijnë vetëm një kafe në fshat dhe jo të shkojnë me pushime. Sipas tyre, paratë nga pensioni nuk ju mjaftojnë as për ilaçe apo për të përballuar vizitat shëndetësore që kryejnë rregullisht në Tiranë. Duke qenë se pjesa më e madhe e pensionistëve kanë punuar në galeritë e kromit në Bulqizë, ato vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë që vetëm statusi i minatorit do t’ju jepte atyre një pension dinjitoz, por ky status ka mbetur vetëm në premtime fushatash elektorale. Në thelb, rrëfimi i pensionistëve të Gjoricës është pasqyra e një realiteti të hidhur, ku pleqëria nuk përkon me pushimin, por me luftën për mbijetesë. Për sa kohë që premtime politike për "status minatori" mbeten vetëm fjalë boshe në fushata elektorale, këta pensionistë vazhdojnë të jetojnë të harruar, pavarësisht kontributit që i kanë dhuruar vite me radhë galerive të vendit.