Maturantët e gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për përfundimin e ciklit të mesëm të studimeve tre vjeçare. Maturantët e të katër kalsave të mbështetur edhe nga mësuesit kujdestar e drejtoria e shkollës e përmbyllën ciklin e studimeve me ceremoni të zhvilluar në ambjentet e jashtme të gjimnazit. Drejtori i gjimnazit Lorenc Leka uroi maturantët për suksese në provimet e maturës dhe studimet e ciklit universitar.
Mësuesit kujdestar mbajtën fjalimin e rastit për nxënësit e tyre e më pas shpërndanë çertifikatat për të gjithë maturantët e pranishëm.
Të veshur me uniformën e studentit, të gjithë gjimnazistët morën çertifikatë mirënjohjeje për përkushtimin e tyre gjatë këtyre tre viteve studimi në këtë gjimnaz. Ata dhe prindërit falenderuan stafin pedagogjik për përkushtimin ndaj tyre në këto vite studimore.
E pranishme në këtë aktivitet, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha, duke inkurajuar maturantët për provimet në vijim ju kërkoi atyre suksese në të ardhmen.
Në fund, të gjithë maturantët njëherësh bënë edhe simbolikën e hedhjes së kapeleve në ajër.