Një emigrant nga Mati i quajtur Dariel Kuka në këto momente të vështira të shkaktuara nga pandemia ka vendosir ti vijë në ndihmë qytetit të tij.

Ai i ka dhuruar 450 maska stafit të bashkisë Mat për tu mbrojtur nga Covid 19.

Ishte vet Bashkia Mat nëpërmjet një statusi në facebook e cila falenderoj djaloshin që jeton në Lyon të Francës

Statusi i bashkisë Mat në facebook

Stafit të Bashkisë Mat, i dhurohen 450 maska për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Bashkia Mat në shënjë mirënjohje dhe respekti falenderon Z. Dariel KUKA, qytetarin Matjan i cili jeton në LYON të FRANCËS, për iniciativën që ka morë duke i dhuruar stafit të Bashkisë Mat, 450 maska për të na ndihmuar sa më shumë kundër armikut të padukshëm.

TëGjithëSëBashkuDoTaFitojmëKëtëBetejë.🙏

GjithçkaDoTëShkojëMirë👏👏

Solidaritet🙏🙏