Xhuliano Skuka ishte autor i golit të shënuar në fitoren 1-0 kundër Dinamos. Sulmuesi dibran arriti të shndërronte në gol penalltinë e fituar, duke i dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme ekipit të tij. Pas ndeshjes, shtatlarti i ka dhënë fanelën një tifozi special dhe këtë e ka treguar klubi dibran.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, shkruhej: “Sulmuesi Skuka pas çdo goli, me miratimin e Klubit i dhuron bluzen një tifozi por këtë herë ishte një rast i veçantë pasi me dhuratën e tij ka gëzuar pa masë Olsi Taravarin, një ndër tifozët besnikë të Korabit që në përfundim të takimit festoi fitoren me skuadrën në dhomat e zhveshjes… Bravo & suksese Xhulian