Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka pritur në një takim sot në bashki Drejtoreshën e GIZ Albania, Gabriele Lames, e shoqëruar nga këshilltarë të Bashkisë Lumbek në Gjermani.
Alla e njohu Drejtoreshën e GIZ Albania, Gabriele Lames mbi mundësitë që Bulqiza ofron për investitorët vendas dhe të huaj, teksa shprehu interesin për të rritur bashkëpunimin dhe binjakëzimin me bashki të qyteteve gjermane.
Gjatë takimit, drejtoresha e GIZ Albania ofroi mbështetje në tre komponentë të rëndësishëm që lidhen me Ujësjellës kanalizimet gjatë periudhës 2021-2023: “Punë në komunitet”, ku do të punësohen 30 persona nga shtresat në nevojë. Programi “Uji për të varfrit “, përmes të cilit do të financohen projekte të vogla të ujit të pijshëm të zonave rurale. Financim i zyrave të kujdesit ndaj klientit dhe mirëmbajtën e portalit të konsumatorëve”.
Në fund, Alla falënderoi delegacionin gjerman për angazhimin e tyre përmes projekteve konkrete në përmirësimin e jetës së komunitetit.