Agron Malaj të shtunën u konfirmua nga Partia Socialiste si kandidati zyrtar për bashkinë Mat nga kryesia i Partisë Socialiste. Që nga ai moment ai ka qënë një ndër emrat më te komentuar nga mediat. Sot kryeministri Rama u pyet nga gazetaria e Fax News Ambrozia Meta sërish në lidhje me këtë çështje.
Gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta: Pse ke vendosur në Mat, gardistin e 21 Janarit, që u shkarkua nga Saimir Tahiri, pasi ishte pjesë e grupit të zjarrit?
Rama: Shumë faleminderit për pyetjen, se e vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e gardës së republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.
Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Është e vërtetë që është larguar, për ti dhënë mundësi transparencës për të gjithë procesin, po bëhet shumë propagandë me këtë.
Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur.