Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Partia Demokratike dhe Partia Socialaite në Qarkun e Dibres do të garojnë për 5 mandate.
I pari që do të jetë në listë e PD – së në këtë qark është drejtuesi politik i kësaj force poltike, Xhelal Mziu, i cili më herët ka drejtuar për 3 mandate Bashkimë e Kamzës.
Sipas burimeve për Mattv.al e dyta në listën e koalicionit PD – Alenaca për Ndryshim pritet të jetë ish – deputetja Dhurata Çupi, e cila në zgjedhjet e 2017 e fitoi mandatin e deputetes në këtë qark.
Diskutimet për daljen me një listë të përbashkët PD – LSI në qarkun e Dibrës nxjerrin në skenë emrin e Hajri Lacit, kandidat i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiate për Integrim.
Afati i fundit për të dorëzuar listën shumëemërore është data 8 mars, atëherë kur Lulzim Basha duhet të depozitojë emrat e kandidatave me të cilët do të përballet me Partinë Socialiaste.

Share
Read more