Pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar e inventarizoi rrugën Lapidari Zenisht – Rrëshen ka hapuir një tender afatshkurtër për ta mirëmbajtur. Sipas të dhënave të publikuara në opendataalbania, për 6 muajt në vijim ky segment do të mirëmbahet nga kompania që e ka nga Shoshajt deri tek Lapidari Zenisht.
Nga të dhënat e publikuara, rezulton se fondi për mirëmbajtjen e kësaj rruge me gjatësi 25.8 kilometra ishte afërsisht 6.8 milion lekë të rinj, ndërsa është fituar nga kompania UDHA sh.p.k në vlerën e rreth 5.2 milion lekë të rinj.
Shpallja e fituesit është bërë me datën 1 Gusht ndërsa nuk është publikuar lidhja e kontratës mes kompanisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kujtojmë se ky i fundit ka hapur një tjetër garë për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Veç rrugës Shoshaj – Rrëshen, në tender janë përfshirë edhe segmentet Qaf Buall – Krastë dhe Ura e Ulzës – Ulëz me gjatësi totale 48.8 kilometra. Fondi për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve për katër vite është rreth 166 milion lekë të rinj ose 1.66 milion euro.
Ndonëse hapja e ofertave është bërë me datë 29 Korrik, ende nuk është shpallur fituesi i këtij tenderi.