Administratori i Burrelit, Klevis Gjoka ka shpërthyer së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, ndaj Komisionit të Disiplinës, pa vendimeve të fundit.

Gjoka ka shpërndarë një foto, nga festa e golit të Ortolanit në minutat e fundit, teksa shihet bashkombasi i tij Niko Paterni, i cili ul të mbathurat dhe drejtohet nga stoli i skuadrës matiane.

Për këtë gjë ka reaguar në rrjetet sociale, administratori Klevis Gjoka i cili ironizon organin e drejtësisë sportive duke shkruar “Komisioni i Disiplinës nuk e pa këtë gjest apo kështu është një muhabet?”.