Java e 24 e kampionatit të kategorisë së parë në futboll, të hënën vë ekipin e “Burrelit” përballë ekipit të “Korabit”. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është konsideruar si derbi për shkak se janë brenda një qarku. Po ashtu, përballje të tilla kanë patur vëmendje maksimale nga ana e tifozerisë të të dyja skuadrave. Por për kapitenin e skuadrës së Burrelit, Florenc Farruku, kjo përballje do të jetë si të gjitha përballjet e tjera, pasi ekipi matjan e merr çdo përballje seriozisht dhe bën maksimumin në fushën e lojës. Kështu, edhe ndeshja me skuadrën e Korabit do të ketë përkushtim maksimal nga ana e lojtarëve në fushë dhe se në fund do të jetë “Burreli” me pikë të plota:

Ndeshja mes “Burrelit” dhe “Korabit” do të luhet të hënën në orën 13:30 në fushën e stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Aktualisht skuadra matjane mban vendin e katërt në renditje, nga 12 skuadra në garë, me 37 pikë, ndërsa skuadra dibrane renditet në vendin e 9 me vetëm 22 pikë të grumbulluara në 23 ndeshje të luajtura deri tani.