Futboll / Të dielën, Luftëtari – Burreli, matjanët kërkojnë fitoren
Ndeshjet e javës së 31 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll do të luhen të gjitha të dielën e 19 prillit. Kjo javë i ka rezervuar ekonpit tonë të futbollit “Burreli” përballje në transfertë ndaj ekipit të “Luftëtarit” të Gjirokastrës. Matjanët kanë udhëtuar që të shtunën drejt qytetit të gurtë për të qenë në formën më të mirë të mundshme nesër. Përballja me “Luftëtarin” është vendimtare për “Burrelit” i cili synon rikthimin në 6 vendet e para të kategorisë dhe të jetë pjesë e skemës play off mes vendit të tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë. Stafi teknik ka dhënë udhëzimet e fundit skuadrës që të tregojnë nivel të lartë në ndeshjen e nesërme pavarësisht se ekipit gjirokastrit ndodhen në vendin e fundit të tabelës. Humbja e javës së kaluar me “Skënderbeun” i ka kushtuar një tjetër vend ekipit matjan në renditje, duke zbritur në vendin e 8 me 33 pikë, ndërsa në vendin e 5 dhe të 6 ndodhen Besa e Korabi me 35 e 33 pikë. Rikthimi i “Burrelit” në 6 ekipet e para, do të varet jo vetëm nga rezultati i përballjes me “Luftëtarin” por edhe i përballjeve të tjera mes Apolonia - Besa dhe Kukësi – Korabi. Nëse Besa e Korabi arrijnë të ndalen nga Apolonia e Kukësi, atëherë një fitore e Burrelit ndaj Luftëtarit e ngjit direkt në vendin e 6. Përballjet e tjera të së dielës janë Skënderbeu – Kastrioti, Laçi – Pogradeci dhe Lushnja – Iliria.