FUTBOLL / STARTON ZYRTARISHT KAMPIONATI I KATEGORISË SË PARË, BURRELI PRET NË SHTËPI EKIPIN E KASTRIOTIT

FUTBOLL / STARTON ZYRTARISHT KAMPIONATI I KATEGORISË SË PARË, BURRELI PRET NË SHTËPI EKIPIN E KASTRIOTIT

Të dielën e 6 Shtatorit ekipi ynë i futbollit Burreli do të nisë zyrtarisht garën në kampionatit kombëtarë të futbollit për sezonin 2026 – 2027. Tre nga gjashtë ndeshjet e javës së parë të këtij sezoni janë zhvilluar ditën e sotme, ndërsa të dielën do të zbresin në fushë tre përballjet e tjera, Korabi – Oriku, Besa – Flamurtari dhe Burreli – Kastrioti. Skuadra e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj ka zhvilluar gjatë gjithë javës seancat stërvitore për të qenë në formën më të mirë të mundshme në ndeshjen e parë e pse jo për ta nisur këtë kampionat me tri pikë të plotë. Trajneri Nikaj tha se skuadra është në nivelin më të lartë të saj dhe se djemtë do të luftojnë fort për të marrë një fitore të merituar në ndeshjen përballë krutanëve. Ndeshja e parë e Burrelit do të luhet të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” në orën 16:00, ndërsa ekipi kërkon mbështetjen e tifozërisë nga shkallët e stadiumit.