Futboll / Pritet grumbullimi i skuadrës së Burrelit dhe të nisë zyrtarisht merkatoja e verës
Në gjysmën e dytë të muajit Korrik pritet që skuadra e futbollit “Burreli” të mbyllë zyrtarisht pushimet pas përfundimit të kampionatit të sezonit që lam pas. Futbollistët do të grumbullohen në stadiumin “Liri Ballabani” për të nisur zyrtarisht stërvitjen ndërsa më pas do të bëhet edhe thirrja për merkaton e verës duke u bazuar nënevojat e vetë ekipit. Deri tani, nuk dihet se cilat do të jenë largimet nga sezoni që lam pas, ndërsa drejtues të klubit po presin lojtarët të cilët kanë qenë pjesë në kampionatin 2025 – 2026. Po ashtu, po bëhen gati edhe ambjentet ku do të qëndrojnë sportistët e ardhur nga rrethet e tjera apo ata që vijnë nga jashtë. Burime për “Mat Televizon” thanë se ky sezon pritet të ketë surpriza ku do të punohet për ndërtimin e një skuadre dinjitoze e pse jo pretendente për një kategori më lart, Superiore. Skuadra e futbollit Burreli e mbylli kampionatin 2025 – 2026 në vendin e 7 të kategorisë së parë nga 12 ekipe që ishin në garë. Matjanët arritën të sigurojnë qëndrimin në këtë kategori. Në 10 muaj kampionat, matjanët zhvilluan 33 përballje me të 11 ekipet e tjera të kategorisë së parë. Nga këto, skuadra arriti të merrte vetëm 9 fitore, të barazonte në 10 ndeshje dhe të humbiste në 14 ndeshje të tjera.