Do të zhvillohen të dielën ndeshjet e javës së 19 të kampionatit të katergorisë së parë në futboll. Matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Apolonisë së Fierit, ku pritet të jetë një ndeshje plot nerv nga të dyja ekipet. Matjanët synojnë të qëndrojnë në vendet e para të klasifikimit, ndërsa fierakët t’i lagohen sa më shumë zonës së ftohtë. Mesfushori i Burrelit, Igli Rrapi thotë se skuadra është kompakte dhe e përgatitur mjaft mirë për këtë përballje. Rrapi shton se djemtë kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë javës në seancat stërvitore dhe këtë do ta tregojnë në fushën e gjelbërt në përballjen me Apolonië. Për Rrapin skuadra kundërshtare është vlerësuar maksimalisht dhe se nuk ka euforizëm në kampin matjan. Pikët e plota në këtë përballje mbetet qëllimi i grupit në mënyrë që Burreli të vijojë të jetë ndër katërt ekipet më të mira të kategorisë së parë.

Skuadra matjane ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në fushën “Dali Farruku” paraditen e së shtunës që të ketë kohë për ndeshjen e nesërme që nis në orën 13 e 30 minuta në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.