Të shtunën e 11 Nëntorit të gjitha skuadrat e kampionatit të kategorisë së parë në futboll do të zbresin në fushën e gjelbër për të zhvilluar ndeshjet e javë së 18. Matjanët do të udhëtojnë drejt Rrogozhinës për tu përballur në stadiumin “Arena Egnatia” me ekipin e Besës së Kavajës. Ndeshja do të duhej të luhej në stadiumin “Liri Ballabani” por për shkak se përballja e fundit mes ekipeve duhej të luhej në Kavajë por u luajt në Burrel, kjo ndeshje do të jetë në transfertë. Djemtë e drejtuar nga tekniku Ditmar Bicaj janë hedhur në veprim menjëherë pas pushimeve të festës së ndërrimit të viteve. Skuadra ka zhvilluar seanca të rregullta stërvitore dhe këtë të premte ka marrë udhëzimet e fundit para se të përballet me skuadrën e Besës nesër. Mesfushori i ekipit matjan, Robin Hoti tha se ekipi është në formë të shkëlqyer dhe se do të luftojë për të marrë pikët maksimale. Hoti shpreson të jetë protagonist i ndeshjes me shënimin e golave për t’i dhënë skuadrës së tij pikët e plota.

Ndëshja e vitit të kaluar, e luajtur mes Burrelit dhe Besës së Kavajës ka përfunduar me rezultatin 3 me 0 në favor të matjanëve, ndërsa pritet për tu parë se cili do të jetë rezultati i takimit të nesërm në transfertë.