U zhvillua këtë fundjavë në Peshkopi aktiviteti “Futboll buzë Drinit”, nën kujdesin e gazetarit Dëfrim Methasani, ku morën pjesë personalitet nga fusha të ndryshme të sportit, artit, kulturës e politikës.

Prezent në këtë ditë sinjifikative për Dibrën, ishte edhe legjenda e futbollit shqiptar Kreshnik Çipi, ish-futbollist i kombëtares Eduard Zhupa, gazetarë nga Tirana e gjithë trevat shqipfolëse, nga Bashkim Tufa, Altin Sulçe, te Milaim Krasniqi, e Edmond Thaçi.

Futbolli nuk është thjesht një lojë, por një sport që bashkon njerëzit nëpërmjet magjisë së tij, dhe jep edhe mesazhe të forta solidariteti.

Për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas sportit të topkëmbës, organizatori i eventit dhuroi uniforma sportive, bazë materiale sportive, topa futbolli, si dhe 200 libra për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Sali Demiri”.

Pikërisht në Fushë-Alie, u zhvillua një mini-kampionat me katër skuadra ku kampion u shpall ekipi i Diasporës, të cilët erdhën nga Belgjika posaçërisht për këtë event.

Prezent ishte edhe skuadra e Korabit, që lufton për promovimin në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar.

Gjithashtu u organizuan edhe një sërë aktiviteshe me këngë e valle tradicionale, plot dinamikë e energjië.

Futboll nuk luhet vetëm në kryeqytet, por edhe në vend të vogla dhe madje me shumë dëshirë e pasion.