Ekipi i futbollit Burrelit është mundur të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” nga ekipi i Apolonisë së Fierit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0 me 1, ku autor i golit për miqtë është Trifoni në minutën e 63.
Për skuadrën e drejtuar nga tekniku Ditmar Bicaj kjo ka qenë një humbje befasuese, ndërsa do të bëhet analizë për këtë përballje. Ekipi i Burrelit vjen me një zinxhir rezultatesh pozitive çka vazhdojnë ta mbajnë atë të pozicionuar në vendin e katërt. Humbja e së dielës ka bërë që të trazohen ujërat brenda skuadrës ku pritet të dalin përgjegjësitë e secilit prej futbollistëve të aktivizuar.
Burime për Mat Televizion thanë se analiza do të zhvillohet të martën pasi e hëna ka qenë pushim për shkak se është zhvilluar ndeshja e javës së 19, të dielën e 19 Janarit.
Me këtë humbje në “Liri Ballabani”, Burreli nuk ndryshon vend në renditjen e përgjithshme të 12 ekipeve të kategorisë së parë, por Kastrioti i afrohet me vetëm 2 pikë diferencë, çka bën që gara në vazhdim të jetë akoma më e fortë.
Bdeshjet e tjera përfunduan: Besa – Erzeni 2 me 3, Kastrioti – Kukësi 1 me 0, Pogradeci – Flamurtari 0 me 0, Korabi – Valbona 4 me 2 dhe Lushnja – Vora 1 me 3.