FUTBOLL / “BURRELI” VIJON MERKATON, PARALELISHT EDHE MIQËSORET

FUTBOLL / “BURRELI” VIJON MERKATON, PARALELISHT EDHE MIQËSORET

Skuadra e futbollit “Burreli” vijon normalisht merakton e verës teksa përgatitet për sezonin e ri të kampionatit kombëtar 2026 – 2027. Pranë kampit matjan vijojnë prurjet e lojtarëve të rinj, të cilët testohen nga stafi tenik e më pas vendoset fati i tyre nëse do të jenë apo jo pjesë e formacionit për kampionatin e ri. Drejtues të Klubit të Futbollit Burreli thanë se thuajse të gjitha repartet janë plotësuar dhe se gradualisht do të bëhet federimi i sportistëve që ju është kofirmuar kontrata për sezonin e ri. Po ashtu, po shihet edhe mundësia e plotësimit të vakancave në repartet që mendohet se kanë nevojë për lojtarë të tjerë. Ndërkohë, paralelisht me merkaton, skuadra ka zhvilluar edhe ndeshje testuese. Përveç takimeve të luajtura mes lojtarëve, gjatë muajit Gusht janë zhvilluar edhe ndeshje miqësore. E fundit ishte ajo e luajtur në fundjavën e kaluar mes ekipit të “Burrelit” dhe “Korabit” të Dibrës. Miqësorja e zhvilluar në fushën e stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit përfundoi me rezultatin 4 me 2 në favor të skuadrës matjane të drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj. Ndërkohë që merkatoja vijon, ekipi i futbollit “Burreli” ka planifikuar të tjera përballje miqësore për të testuar lojtarët e grumbulluar deri tani.