Ekipi ynë i futbollit Burreli ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në javën e tretë të kampionatit të kategorisë së parë. Matjanët dolën barazim ditën e mërkurë në përballjen me ekipin e Korabit të Dibrës.
Ndeshja e cila pati një rivalitet të fortë mes të të dyja skuadrave nuk prodhoi asnjë gol pasi lojtarët e të dyja ekipeve nuk arritën të gjejnë rrjetën e portave respektive. Kjo bëri që i gjithë takimi të mbyllej 0 me 0.
Kjo pikë i vlejti më shumë Burrelit i cili aktualisht është i pozicionuar në vendin e 3 me 5 pikë të marra në tri ndeshje, ndërsa Korabi ndodhet në vendin e parafundit me 2 pikë në tre takime.
Vendin e parë në këto tre javë kampionat e mban Besa e Kavajës me 9 pikë, ndjekur nga Vora me 7 pikë.
Ndeshjet e tjera të luajtura të Mërkurën përfunduan, Kukësi – Apolonia 1 me 2, Valbona – Erzeni 1 me 0, Pogradeci – Besa 0 me 2 dhe Kastrioti – Lushnja 2 me 1.