Është zhvilluar këtë të shtunë ndeshja e javës së 25 e kampionatit të kategorisë së parë në futboll ku ekipi Burreli priti në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Kastriotit të Krujës. Ndeshja pati një ritëm të shpejtë dhe sforco, ku të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin. Matjanët patën disa raste shënimi në pjesën e parë me Farrukun por aksionet nuk u finalizuan. 45 minutat e para të kësaj përballje u mbyllën me porta të paprekura.
Pjesa e dytë solli është rezultatin final të këtij takimi ku vetëm në minutën e 73 është arritur të finalizohet aksioni me gol për Burrelin. Është Fetaj i cili nuk gabon në gjuajtjen e tij dhe tund rrjetën e portës krutane. Ky gol ka mjaftuar që skuadra matjane, e drejtuar nga tekniku Ditmar Bicaj, të marrë tri pikë të plota dhe t’i largohet ekipit të Lushnjës me 4 pikë diferencë, pasi lushnjarët barazuan një ditë më parë me Pogradecin 2 me 2.
Tri pikët e sotme e mbajnë Burrelin në vendin e katërt, ndërsa gara tashmë është forcuar për shkak të afrimit të Lushnjës dhe Pogradecit.
Ndeshjet e tjera të luajtura këtë të shtunë përfunduan: Vora – Kukësi 1 me 0 dhe Besa – Apolonia 2 me 0.