Futboll / Burreli dhe bilanci i një sezoni

Futboll / Burreli dhe bilanci i një sezoni

Skuadra e futbollit Burreli e mbylli kampionatin kombëtar të kategorisë së parë për vitin 2025 – 2026 në vendin e 7, nga 12 ekipe që ishin në garë. Matjanët arritën të sigurojnë qëndrimin në këtë kategori, ndonëse jo brenda objektivit që ishte përcaktuar dhe deklaruar që në fillim, që të ishte një nga 6 ekipet e para të kësaj kategorie. Megjithatë, rrugëtimi i skuadrës së drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj ka qenë me intervale gjatë gjithë sezonit. Suprpizat nuk knaë munguar as me fitore ndaj ekipeve më të mira të kategorisë, por as me humbje ndaj ekipeve më të dobëta. Gjithsesi, rezultatet e diskutueshme ishin ato të javëve të fundit ku ekipi nuk arriti të fitonte në shumë prej ndeshjeve, qoftë edhe me skuadra të vendeve të fundit. Në 10 muaj kampionat, matjanët zhvilluan 33 përballje me të 11 ekipet e tjera të kategorisë së parë. Nga këto, skuadra arriti të merrte vetëm 9 fitore, të barazonte në 10 ndeshje dhe të humbiste në 14 ndeshje të tjera. Djemtë e skuadrës së Burrelit arritën të shënojnë në portat kundërshtare 27 gola në të gjithë kampionatin, ndërsa ekipi pësoi 45 gola, duke krijuar një diferencë me 18 gola më pak. 37 pikë grumbulloi skuadra me këto rezultate që i dhanë përfundimisht vendin e 7 në këtë kategori, një vend që as nuk futej në zonën play off e as në zonën play out. Tashmë pas këtij bilanci, drejtues të klubit duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe objektivin që duan të arrijnë.