Ndonëse jemi në një situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi, Bashkia e Bulqizës ju ka ardhur në ndihmë rreth 200 banorëve të fshatit Fushë-Bulqizë. Banorët e këtij fshati ishin drejt izolimit të plotë për shkak të dëmtimit të urës së vetme që i lidhte ato me rrugën nacionale e qytetin e Bulqizës. Specialistët e ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake në Bashkinë Bulqizë kanë bërë të mundur riparimin e shtresës së plotë të kësaj ure. Banorët e ngritën alarmin pak ditë më parë, duke kërcënuar se nëse nuk ndërhyhej, do të bllokonin rrugën nacionale.
Ndërkohë punën nga afër e ka ndjekur edhe vetë kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili tha se situata e këtyre banorëve nuk priste, ndaj u mor angazhim i menjëhershëm.
Nga ana tjetër, Kryebashkiaku Lefter Alla tha se puna e bashkisë do të vazhdojë edhe në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.