Banorët e lagjeve “Cara” e “Shpellarët” në njësinë Administrative Fushë – Bulqizë por përballen me probleme të shumta. Në lagjen “Cara” uji i pijshëm shkon krejt i ndotur. Banorët tregojnë se në rrjetin e furnizimit të kësaj lagjeje futen që tek bretkosat e deri tek zvarranikët. Një situatë e tillë sipas tyre, ndodh prej vitesh, ndërsa nuk është marrë asnjë masë deri tani, megjithëse problemin e kanë adresuar edhe në pushtetin vendor. Po ashtu, problem tjetër në këtë lagje është edhe infrastruktura rrugore.
Ndryshe nga lagjja “Cara” në lagjen “Shpellarët” nuk asnjë pikë ujë i pijshëm edhe pse është ndërtuar rrjeti. Banorët thonë se ujin e sigurojnë nga puset ndonëse ato janë të pakontrolluar dhe çertifikuar nga organet shëndetësore për cilësinë e ujit. Por çudia më e madhe sipas banorëve është se atyre ju kërkohet të paguajnë faturën e ujit edhe pse nuk shkon asnjë pikë në çezmat e tyre. Të tjera problematika në këtë lagje sipas banorëve janë edhe mungesa e ujit vaditës e gjendja e rrugëve të saj.