Fushë-Bulqizë, nxënësit mësim në shkollën pa kushte

0
4

Rreth 60 nxënës të ciklit të ulët në qendër të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë prej vitesh, vijojnë mësimin në shkollë pa ujë dhe nyje sanitare jo funksionale. Edhe pse kjo shkollë është ngjitur me njësinë atministrative Fushë Bulqizë, dikur ish komuna, investimet në të mungojnë. kjo shkolle vlen per tu deshiruar,per shkak te mungeses se kushteve.

Muret e kësaj godine arsimore janë të dëmtuara e me lagështi. Nxënësit e kësaj shkolle shprehen se prej vitesh mungojnë banjot ku pjesa e me madhe e tyre i kryejne nevojat personale në natyrë ose në lokalin ngjitur. Një tjetër problem për nxënësit e kësaj shkolle është edhe levizja me shpejtësi e makinave në rrugën ngjitur, duke ju rrezikuar atyre jetën.

Në një situatë të ngjashme ishin edhe nxënësit e shkollës së Çerenecit në njësinë dhe të Strikçanit në Njësinë Administrative Zerqan, ku fëmijët detyroheshin të kryenin nevojat personale në ambjent të jashtëm, pasi nyjet sanitare nuk funksiononin.