Ndërtimi i një ujësjellësi në njësinë administrative Fushë Bulqizë në Bashkinë e Bulqizës, nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Shumë lagje edhe pse kanë rrjetin e tubacioneve, nuk kanë ujë.
Zenel Marini thotë se lagjja e tij është penalizuar nga projekti pasi vetë ndërtimi i rrjetit e bën të pamundur që uji të shkojë pranë banesave. Ai shprehet se duhet një korigjim i linjës në mënyrë që të gjithë të furnizohen me ujë. Po ashtu, Zenel Marini u shpreh se prej 30 vitesh ujin e pijshëm e sigurojnë në burime natyrale, ndërsa për nevojat e tjera përdorin ujin e puseve që i kanë hapur pothuajse të gjithë banorët.

Zenel Marini shpreson se me korrigjimin që do t’i bëhet linjës së ujësjellësit, më në fund do të të kenë ujë të pijshëm rregullisht.