Qytetarët sa vijnë e ndërgjegjësohen për bërjen e vaksinës. Edhe në zonat rurale ka një interesim të madh të banorëve mbi 18 vjeç për tu vaksinuar. Në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë janë vaksinuar deri tani mbi 800 banorë të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Kryefinermierja e qendrës Shëndetësore Fushë – Bulqizë, Zemrie Peti, thotë se banorët po tregojnë një interes në rritje për tu vaksinuar. Po sipas saj, kjo0 njësi administrative është ndër më të prekurat sa i përket infektimeve nga të gjitha njësitë e tjera, duke përjashtuar këtu qytetin e Bulqizës. Nga ana tjetër, sipas kryeinfermieres Zemrie Peti në rritje ka ardhur edhe numri i të rinjëve që kërkojnë të vaksinohen.