Qindra banorë të fshatit Fushë Bulqizë janë pothuajse të izoluar për shkak dëmtimit të urës që i lidh ata me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi. Banorët ankohen se jo vetëm ura është e prishur dhe e rrezikshme për kalimin e mjeteve apo këmbësorëve, por as në rrugët e brendshme Bashkia e Bulqizës nuk ka hedhur asnjë lopatë zhavor, duke i lënë ato në gjendje të mjerueshme. Sipas banorëve që nga viti 2015 e deri sot, Bashkia nuk është dukur në fshatin e tyre duke i lënë totalisht në harresë.

Gjithë këto vite, banorët thonë se e kanë riparuar vetë urën duke i vendosur dërrasa, por tashmë situata është më serioze e ura do një investim të përgjithshëm. Ata shprehen se kanë trokitur disa herë në dyert e bashkisë Bulqizë, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Banorët shoprehen se nëse bashkia nuk reagon për të zgjidhur problemet e tyre, atëherë ata do të bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi – Bulqizë.