Këtë fundjavë ekipet e kampionatit shqiptar të futbollit në kategorinë e parë nuk do të zbresin në fushën e gjelbërt për të zhvilluar ndeshjet e javës së pestë të këtij sezoni. Kjo ndërprerje e rrjedhës së kampionatit bëhet për shkak se ekipi i kombëtares do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës elmininatore të botërorit të ardhshëm “Katar 2022”.
Ndeshja e radhës së Burrelit të cilën e ka në transfertë ndaj Besëlidhjes së Lezhës do të zhvillohet me datë 17 tetor. Por në mesjavë, matjanët do të presin në shtëpi po ekipin e Besëlidhjes, ndeshje e cila do të zhvillohet për llogari të Kupës së Shqipërisë. Pra matja e forcave mes dy ekipeve do të bëhet dy herë brenda harkut kohor të një jave.
Sa kaq, matjanët i gëzohen fitores së fundit në “Liri Ballabani” ku shpartalluan me rezultatin 5 me 1 ekipin e Besës së Kavajës, ku kësaj të fundit i kushtoi trajnerin dhe një pjesë të stafit teknik. Në javën e 5 Burreli shkon i rendintur në vendin e 7 të klasifikimit të përgjigjshëm të kategorisë së parë me 5 pikë të siguruara.