Mungesa e ujit të pijshëm në fshatrat e Bashkisë së Klosit është një ndër problematikat më të mëdha me të cilat po përballen banorët. Një ndër ta është edhe lagjja “Greçi” në fshatin Fullqet. Banorët e kësaj lagjeje kanë në mesin e tyre një depo uji e cila është ndërtuar në funksion të një ujësjellësi që nuk u përfundua kurrë.
Banorët thonë se për këtë depo, janë shpenzuar me miliona lekë, por linja kryesore e ujësjellësit nuk shkoi kurrë deri aty, kjo për faktin se fshati Gurë i Bardhë nuk lejoi vite më parë të merrej burimi i tyre. Por banorët përballen edhe me mungesë të rrugës automobilistike.
Nga ana tjetër banorët thonë se askush nuk po mendon për ta, pasi me të njëjtat problematika po përballen gjithmonë.