Dikur fshati Fullqet njihej si hambari i Klosit për shkak të prodhimeve të mëdha që bëheshin aty. Por pas viteve 90-të gjërat ndryshuan në këtë fshat. Dëmtimi sistemit vaditës bëri që banorët të mos kishin prodhimet e mëparshme. Banorët e Fullqetit shprehen se tashmë bujqësia nuk e ka më atë fitim si dikur pasi jo vetëm mungon uji vaditës, por edhe kostot e punimeve janë shumë të larta. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e tokave bujqësore të këtij fshati të mbeten djerr. Nga ana tjetër, ata që punojnë me mjete agregate, thonëse shumë pak punohen tokat, pasi nuk mund t’i përballojnë. Kapllan Dardha shprehet se del në punë pasi nuk ka mundëi tjetër, ndonëse duhet të presën për të marrë parat e punës së bërë disa muaj. Banorët janë me shpresën se një ditë fshati i tyre do të rikthehet si para viteve 90-të.