Fullqet, banorët ankohen për ujin e pijshëm Banorët e fshatit Fullqet në Bashkinë e Klosi9t ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pasi është ndër të paktët fshatra në njësinë administrative Klos që nuk ka rrjet të furinzimit me ujë. Banorët shprehen se janë të detyruar që ujin e pijshëm ta marrin nga burimet natyrale që ndodhen në zonë ose të përdorin ujin e puseve për konsum paçka se ai është i pakontrolluar. Një tjetër shqetësim që ngrejnë banorët e fullqetit është edhe vonesa e ardhjes së ujit vaditës. Megjithëse ditët e fundit ka patur reshje shirash, ata shprehen se kanali vaditës ende nuk është gati për të sjellë ujin. Fshati Fullqet në Bashkinë Klos dikur njihej si hambari i Matit për shkak të prodhimeve të mëdha që bëheshin aty.